Zgjedhjet 2020-së, Kamberi: Mund të kemi një koalicion PVD – PD
Kryetari i komunës së Bujanocit, njëherit edhe kryetar i PVD-së, Shaip Kamberi në intervistën dhënë Titulli.com nuk ka përjashtuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale të ketë një koalicion shumicë mes PVD-së dhe PD-së në Bujanoc.
Kamberi nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të kemi një koalicion mes PVD-së dhe PD-së nw zgjedhjet e ardhshme lokale, por sipas tij kjo varet edhe nga kampanja zgjedhore dhe objektivave që kanë partitë në fjalë. “Një thënie e vjetër në politikë është “kurrë mos thuaj kurrë”. Një koalicion i mundshëm ka qenë edhe këtë mandat, por nuk u arrit për shkaqe të shumta. Nuk po shoh ndonjë pengesë reale që të ardhmen mos të ketë të tillë. Megjithatë gjithçka varet edhe nga mënyra se si do zhvillohet kampanja zgjedhore, mënyra se si do sjelljet PD ndaj PVD-së si një pjesë e trungut të PVD-së sepse është ndarë nga PVD dhe objektivat që do ti vejmë para vetes edhe ata edhe ne. A do të jenë objektiva që do ta ndërtojnë një koalicion principial apo artificial. Pra kjo do të varet se a do të mund të kemi një bashkëqeverisje të ardhmen, por hipotetikisht them se po pse jo. Do të jetë e mundur të ndërtohet një shumicë. Megjithëse shumëçka edhe zgjedhjet lokale do të varen nga dialogu Serbi – Kosovë pas themelimit të qeverisë në Prishtinë” – tha Kamberi.