Lajme

Zero raste në Kosovë, Shpend Ahmeti kërkon rihapjen

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha mostrat e dyshuara me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit, transmeton Gazetainfokusi.

“0 – zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.