Bota

Presidenti i Ukrainës hedh poshtë propozimin e SHBA-së për evakuim: Kam nevojë për municion, jo për shëtitje!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një propozim të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një shëtitje”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të shërbimit sekret me dijeni të drejtpërdrejta të bisedës.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për ta ndihmuar Zelensky.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ish-humorist dhe aktori kishte mbajtur më herët një fjalim prekës në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Ai kishte postuar gjithashtu një video të xhiruar vetë më herët të premten nga kryeqyteti, duke treguar veten dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë të qeverisë për të hedhur poshtë raportimet se ai kishte ikur nga Kievi.

“Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai. “Dhe kështu do të qëndrojmë”! nënvizoi ai me forcë.