Zeqiri shënon prapë gol për Zvicrën
Sulmuesi i ri kosovar Andi Zeqiri ka realizuar një gol tjetër me U-21 e Zvicrës. Shpresat e Zvicrës triumfuan 3:0 ndaj Lihtenshtajnit.
Zeqiri realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 42-të. Sulmuesi i Brightonit po kërkohet nga Kosova. Fillimisht babai i tij e kishte konfirmuar se ai do të luajë për Kosovën, por më pas vet Zeqiri tha se ka vendosur të vazhdojë me Zvicrën së paku deri në fund të ciklit eliminator për Evropian.