Zbulohet një varr masiv me dhjetëra trupa të vrarë në afërsi të Kievit
Ukraina ka deklaruar se ka zbuluar edhe një varr tjetër masiv në afërsi të kryeqendrës Kievit, pasi që forcat ruse janë tërhequr nga zonat në veri të Kievit për t’u përqendruar te sulmet në lindje të Ukrainës, raporton agjencia Reuters të dielën.
Një zyrtar i fshatit Buzova ka treguar se trupat e dhjetëra civilë janë gjetur në një varr në afërsi të një pompe të karburantit.
Janë gjetur disa varre në afërsi të Kievit që nga tërheqja e trupave ruse nga ato zona.
Ushtria ruse kishte okupuar ato zona me javë duke e rrethuar kryeqendrën.
Komuniteti ndërkombëtar i ka quajtur krime lufte këto vrasje. Moska ka mohuar se i ka shënjestruar civilët.