Zbulohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit
Sot në sheshin e Drenasit, janë përuruar tri shtatore të reja. Adem Jashari, Shaban Jashari dhe Hamëz Jashari janë përjetësuar në bronz.
Në këtë ditë feste të 28 Nëntorit, tre heroit e Kosovës janë vendosur në sheshin kryesor të qytetit të Drenasit.
Në përurimin e shtatoreve të heronjve po marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinj, familja Jashari dhe personalitete të tjera të larta politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Zbulimi i këtyre shtatorëve është bërë nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të festës së 28 Nëntorit.
Këto shtatore janë bërë nga skulptorët Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramaj.