Zbulohen emrat e rinj në krye të BE në vend të Juncker, Mogherini, Tusk…
“Tym i bardhë” në Bruksel për gjermanen popullore Ursula Von der Leyen për të marrë kryesimin e Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker. Pas negociatave të forta dhe të ethshme mes Francës dhe Gjermanisë duket se këto dy vende kanë ndarë postet kyçe në Bruksel për mandatin e ardhshëm. Francezja Christine Lagarde do të kalojë në krye të Bankës Qendrore Europiane.
Lajmin e dha i pari Presidenti aktual i Këshillit Europian Donald Tusk në Twitter. Vijojnë negociatat e ethshme mes Brukselit dhe Strazburgut për të gjetur kush do të jetë Presidenti i Parlamentit evropian në vend të italianit Antonio Tajani.
“Jam e nderuar që jam dominuar për të marrë presidencën e Bankës Qendrore Europiane” – shkroi Christine Lagarde në rrjetet sociale duke shtuar se “do të lë me kalimin e kohës rolin e drejtores së Përgjithshme të FMN-së gjatë kohës së përmbushjes së procedurave”.
“Përtej çdo konsiderate politike është një shenjë e mirë që për herë të parë do të jetë një grua që do të mbajë këtë detyrë. Jam e lumtur” – u shpreh kancelaria gjermane Angela Merkel në fund të samitit të BE ku u ra dakord për emrin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Merkel tha se personalisht kishte abstenuar për kandidaturën pasi ajo nuk u mbështet nga SPD për këtë zgjedhje.