Zaev uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip përmes një komunikate ka uruar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se sot popujt në Maqedoninë e Veriut së bashku festojnë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku.
“Gjuha dhe alfabeti i saj janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes. Në atë kod gjenetik janë elementët e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, arsim dhe zhvillim. Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit të secilit prej komuniteteve Me kremtimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmojmë përkushtimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj jemi krenarë dhe prandaj diversitetin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si përparësi dhe pasuri të përbashkët. Prandaj themi: Sot kur ne e shënojmë dhe festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku. Kjo është një dëshmi e fortë se gjuha dhe shkrimi janë ura e traditave, kulturave dhe trashëgimeve tjera shpirtërore. Janë çelësat që hapin dyert e botëve të tjera për të njohur, respektuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Zaev.