Maqedoni

BDI heq dorë nga kryeministri shqiptar, merr MPB-në dhe me gjasë edhe kryeministrin teknik për 100 ditë

Kur jemi fare në fund të bisedimeve mes LSDM-së dhe Bashkikmit Demokratik, konkretisht para takimit të nesërm mes liderëve të këtyre partive Zoran zaev dhe Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve INA nga burimet e saj të sigurta të afërta me drejtuesit më të lartë të LSDM-së merr vesh se Bashkimi Demokratik nuk do të fitojë postin e kryeministrit me mandat të rregullt as një vit siç u fol këto ditë. Ndërkaq sipas këtyre burimeve Bashkimi Demokratik si kompromis do të merr sigurt postin e Ministrit të Punëve të bBrendshme për herë të parë që nga Pavarësia e Maqedonisë, ndërsa kryemnistër do jetë për herë të dytë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

“Ajo që dihet është se Zoran Zaev si fitues i zgjedhjeve do të ketë mandatin e plotë si kryemnistër. Si kompromis Bashkimi Demokratik është pajtuar të drejtojë Punët e Brendshme dhe ministri tjera me rëndësi, pra Bashkimi Demokratik do të ketë mjaft pushtet në Qeverinë e re. Ndoshta mund të pranohet që kryemnistri teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të drejtohet nga kuadër i Bashkimit Demokratik por që do të jetë i pranueshëm për LSDM-në. Por këtë ende nuk mund ta themi me siguri të plotë se sa ajo që LSDM do të udhëheq Qeverinë me mandat të plotë”, thonë ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve INA, burime shumë të afërta me liderin e LSDM-sëe Zoran Zaev.

Nëse ndodh kjo, dhe me gjasë edhe do të ndodhë, opozita shqiptare pritet të llogarisë si dështim të Bashkimit Demokratik qët ë merr kryeministrin shqiptar, premtim ky kryesor i v për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik do të paraqes si fitore udhëheqjen me Punët e Brendshme, si vazhdë e synimeve të partisë së Ahmetit që të udhëheq me pose kyçe shtetërore.