Zaev: Çdo qytetar do të ketë të drejtë të kultivojë dy-tre rrënjë kanabis për nevoja të veta
Duke u përgjigjur në pyetje deputetësh, kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ligji për legalizim të marihuanës Nuk është privilegj vetëm për të pasurit. Zaev tha se me këtë ligj çdo qytetar do të ketë të drejtë të kultivojë dy deri tri rrënjë kanabis.
Zaev shtoi se qëllimi eshte që çdo qytetar të ketë të drejtë të kultivojë dy deri tri rrënjë nën mbikqyrje të Agjencisë që parashihet në ligj, për nevoja të veta ose të ja delegojë ndonjë kompanie të licencuar.