FutbollSporti

Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë

Pak pasi fitoi titullin e kampionit në ligë, Bayern Munichu ka mposhtur Bayer Leverkuseni për të triumfuar në Kupën e Gjermanisë.

Bayerni fitoi me rezultat 4:2.

Robert Lewandowski shënoi dy herë, ndërsa nga një gol realizuan David Alaba dhe Serge Gnabry për bavarezët, teksa Sven Bender e Kai Havertz shënuan për Leverkusenin.

Kjo ishte hera e 20-të që Bayerni e fiton këtë kupë.