Yuri Kim tregon cili është shqiptari i saj i preferuar
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Illyria”, ku ka rrëfyer edhe disa detaje të panjohura për publikun.
Mes të tjerave, Kim tregon se ishte fati ai që e drejtoi tek diplomacia, cila është përshtypja e saj për Shqipërinë, dhe kush është shqiptari i saj i preferuar.
Pjesë nga intervista:
Diplomacia është interesante për të huajt, por është një punë sfiduese. A ka qenë kjo punë juaj e hershme e ëndrrave apo një zgjedhje aksidentale e karrierës? Si vendosët të hyni në shërbimin e huaj?
E vërteta është se kur isha rritur, kam planifikuar të bëhem avokat. Por ndonjëherë, fati ka plane të ndryshme, dhe në rastin tim, ka dalë të jetë një gjë e mrekullueshme. Të jesh diplomat nuk ka qenë vetëm argëtues, por sfidues dhe përmbushës. Asnjëherë nuk e imagjinoja se do të jetoja në vendet që kam – si Kina, Turqia apo Shqipëria – dhe ndihem shumë me fat që pata mundësinë të njihja aq shumë vende, kultura, ushqime, gjuhë, e veçanërisht njerëz. Unë nuk mendoj se ndonjë punë tjetër është krejt si kjo.
Keni mbërritur në Shqipëri në Janar, dhe përkundër bllokimit aktual, unë supozoj se keni pasur rastin të njihni njerëz dhe vende. Cila është përshtypja juaj deri tani? Çfarë mendoni për Shqipërinë dhe njerëzit e saj?
Është një nder për këdo që të kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për ta përfaqësuar atë dhe kombin tonë të madh si një ambasador. Ndihem dyfish i nderuar që më është kërkuar që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri. Nuk ka askund tjetër në botë ku Amerika përqafohet aq ngrohtësisht, asnjë vend tjetër që është aq besnik një mik dhe aleat sa Shqipëria. Ajo që kam parë deri tani në Shqipëri dhe populli shqiptar më bën krenar. Disa njerëz mund të thonë se mbërritja pas një tërmeti dhe para një pandemie është një kohë për të ardhur keq, por mendimi im është që kjo ka nxjerrë më të mirën si tek shqiptarët ashtu edhe në amerikanët. Ajo që kam parë në Shqipëri është guxim, këmbëngulje dhe shpresë. Nuk është rastësi që të dy vendet tona kanë zgjedhur shqiponjën si simbolin tonë kombëtar.
A keni tashmë: një pjatë të preferuar shqiptare, një autor apo artist të preferuar shqiptar , një vend i preferuar për t’u vizituar?
Shqiptari im i preferuar deri më tani duhet të jetë Skënderbeu. Ai nuk ishte vetëm luftëtar, por bashkues. “Bashkimi përcaktohet!” Këto janë fjalë që janë të zbatueshme edhe sot. E shoh pse Skënderbeu është heroi i vendit dhe shpresoj që populli shqiptar ta mbajë gjithnjë frymën e tij të gjallë./Illyria