Shqipëri

Rama flet për protestën e opozitës/E kam një merak për njerëzit që i besojnë opozitës

Rama flet për protestën e opozitës në 16 shkurt: Kam vetëm një shqetësim
Kryeministri Edi Rama, nga takimi “Bashkia që duam” në Lezhë ka komentuar protestën e opozitës që pritet të mbahet në 16 shkurt në Tiranë.
Një qytetar gjatë bisedës i ka thënë Ramës që të mos ketë frikë për datën 16 pasi sipas tij qeni që leh nuk të ha. Ndërsa shefi i qeverisë i është përgjigjur se ai ka vetëm një shqetësim, dhe shqetësimi qëndron tek njerëzit që i besojnë opozitës.
REPLIKAT
Qytetari: Mos ki frikë në datën 16.
Rama: Unë, joo!
Qytetari: Qeni që leh nuk të ha.
Rama: Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të baskisë, se do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj. Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij.