Lajme

Ymeri: S’ka afat për marrëveshjen me Serbinë

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se nuk ka konfirmim nga Bashkimi Evropian që marrëveshje finale me Serbinë duhet të arrihet deri në mars të vitit 2023.

Ai theksoi se krejt çka ka Kosova është zotimi i BE për intensifikim të dialogut.

Ndërsa, sa i përket bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ai tha se kjo punë është e kryer sepse Serbia po insiston që të zbatohet kjo marrëveshje.

Ymeri shpreson që Qeveria e ka marrë dritën e gjelbër për aplikim në BE.

“Për sa i përket marrëveshjes nuk ka ndonjë afat të caktuar deri në mars edhe pse e ka përmendur Kurti, por nuk është konfirmuar nga BE. Krejt çka kemi është zotim të BE se do të ketë intensifikim të dialogut. Por nuk shihet gjasë që do të përfundojë deri në mars sepse pozicionet e palëve nuk është se janë afruar”.

Do të kishte me qenë mirë të përfundojë kjo marrëveshje. Për sa i përket bashkësisë së komunave me shumicë serbe mendoj që kjo tashmë është punë e kryer. Problemi është që jemi duke folur për dy modalitete, që po insiston Serbia për Asociacion. Kjo është duke u bërë në koordinim me shtete tjera”.

Nëse nuk dakordancë prapa perdeve atëherë ky dakordim është kot sepse nuk mund të futemi në proces. Po shpresoj që Qeveria ketë gjë e ka diskutuar dhe ka marrë dritë të gjelbër nga vendet anëtare ta bëjë aplikimin dhe nëse është kështu atëherë është i dobishëm”.

Ymeri theksoi se është bërë pabarazie partive tjera që janë duke udhëhequr në komuna sepse komunavë të udhëhequra nga VV-ja iu është ndarë më shumë buxhet.

“Ligji për buxhetin nuk kom mujt me analizuar. Për komunat është bërë një lloj pabarazie sepse më shumë buxhet është për projekte të reja te komunat që qeverisin nga VV dhe është e papranueshme nëse kjo është e vërtetë sepse është e gjithë jo vetëm anëtareve të VV-së”.

“Ky buxhet do t’i ketë disa vështirësi e më shumti që do të jetë akomodimi i ligjit për paga dhe rritja e investimeve kapitale që nuk ka ndodhur këtë vit dhe ka shkaktuar dëm të madh ekonomik