FutbollSporti

Ylli i Ajaxit: Do të agjërojë gjatë duelit ndaj Tottenhamit, kjo nuk më pengon fare!

Ka filluar debati. Ndeshja mes Ajaxit dhe Tottenhamit do të zhvillohet të mërkurën, në kuadër të duelit kthyes të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe disa lojtarë të Ajaxit do të kenë pak shanse të ushqehen për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Marca, përcjell GazetaBlic.Një nga lojtarët e Ajaxit i cili do të agjërojë është Noussair Mazraoui.

21-vjeçari maroken i Ajax Amsterdam, e ka bërë të qartë se të mërkurën nuk do të konsumojë lëngje apo do të ushqehet para se të perëndojë dielli (iftarit).

Iftari në ditën e mërkurë do të jetë vetëm 17 minuta pas fillimit të ndeshjes mes Ajax-Tottenham.

“Unë do të agjëroj. Ne do të luajmë të mërkurën në orën nëntë, pas orës 21:15, mund të shkoj për të pirë nëse kam nevojë”, tha Mazraoui.

Mazraoui shkon më tej dhe thotë se Ramazani nuk e pengon atë kur është fjala për sport.

“Ka mendime të ndryshme, por kjo është zgjedhja ime, unë nuk shoh asnjë gabim këtu.

“Të luash pa u ushqyer është e pamundur. Imagjinoni që të humbasim 0-1 pas 90 minutash dhe duhet të luajmë edhe një kohën shtesë…” tha ai.

Në tërësi, Ajax i ka dhënë liri lojtarëve për të praktikuar apo jo muajin e shenjtë të Ramazanit. Mazraoui nuk është i vetmi musliman në skuadrën e Ajaxit, pasi Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad ndjekin gjithashtu parimet e Islamit..