Xiaomi debuton telefonin e ri, Redmi Go
Xiaomi ka tendencë për të lansuar një bollëk telefonash gjatë një viti. Sot, firma ka njoftuar një hyrje të re në linjën e tyre të lirë Redmi, telefonin Redmi Go.
Redmi Go përfshin një dizajn relativisht të njohur, paketon një ekran 5 inç 720p dhe është mundësuar nga një procesor Snapdragon që mund të arrij në 1.4GHz. Burime alternative sugjerojnë se ky procesor mund të jetë Qualcomm Snapdragon 425 SoC dhe që do të çiftëzohet me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme.
Sa i përket kamerave, njësia do të përdorë një kamerë të pasme 8MP, ndërsa kamera e përparme do të jetë një njësi 5MP. Telefoni gjithashtu do të ketë një bateri relativisht të madhe që vjen në 3.000mAh. WinFuture raporton se telefoni do të jetë në dispozicion për më pak se 90 dollarë.
Natyrisht, më shumë detaje rreth çmimeve dhe disponueshmërisë së pajisjes duhet të jenë në dispozicion me kalimin e kohës.