Samsung konfirmon memorien 1TB për njërin prej modeleve Galaxy S10

Samsung ka konfirmuar në thelb telefonin e tyre të ri sot.

Kompania njoftoi procesorin e parë të industrisë prej 1TB, me Universal Flash Store për telefona. Çfarë do të thotë, me fjalë të tjera, është se tani mund të ofrojë 1TB hapësirë ruajtje të brendshme në telefona.

Thashethemet kanë pohuar se të paktën një variant i Galaxy S10+ do të ketë 1 TB të hapësirës së brendshme. Pajisja gjithashtu mund të shoqërohet me 12GB RAM por që mbetet e diskutueshme për momentin. Njoftimi i këtij procesori të ri të kujtesës tani është një tregues i fortë që mund të debutojë me Galaxy S10 +.

Procesori 1TB i Samsung vjen vetëm katër vjet pasi kompania filloi të ofroj memorien  e parë 128GB eUFS. Kompania thotë se ky çip i ri do t’u ofrojë pronarëve të telefonave një “kapacitet magazinimi të krahasueshëm me një laptop notebook premium”.

Departamenti i kujtesës të kompanisë Samsung padyshim do ta shesë këtë çip për kompanitë e tjera, kështu që mund të presim më shumë telefona 1TB këtë vit.