Xhudistët kosovarë rrëmbejnë 10 medalje në Kampionatin Ballkanik, 5 të arta
Xhudistët kosovarë kanë shënuar edhe një sukses të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare.
Në Kampionatin Ballkanik për të rritur që është zhvilluar sot në Tiranë xhudistat nga Kosova kanë qenë superiore duke rrëmbyer dhjetë medalje, gjysma prej të arta, transmeton Koha.net.
“Kosova fitoi plot 10 medalje. 5 medalje të arta, 3 të argjendta 2 të bronzta një vend i pestë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.
Kampion Ballkanik janë shpallur sot:
48 kg Erza Muminoviq
52 kg Distria Krasniqi
57 kg Flaka Loxha
63 kg Laura Fazliu
100 kg Shpati Zekaj
Nënkampion Ballkanik:
57 kg Fatjona Kasapi
66 kg Korab Morina
73 kg Selim Berisha
Medalje të bronzta:
66 kg Fisnik Hyseni
90 kg Andi Artani
Një vend i pestë:
81 kg Arbër Kullashi