BotaKryesore

Mbi 40,000 protestues palestinezë në kufirin e Gazës


Më shumë se 40,000 palestinezë morën pjesë në protesta në kufirin e Gazës të shtunën pasdite, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, disa protestues hedhnin granata dhe eksplozivë drejt gardhin e sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë të Palestinës në njoftimin e saj bën të ditur se në lindje të qytetit të Gazës u vranëë Nidal Saqr dhe Jihad Saad ndërsa 33 protestues të tjerë u plagosëën me municion të vërtetë.

Dhjetëra mijëra palestinezë janë mbledhur sot pranë tampon zonës në mes Rripit të Gazës dhe Izraelit për të marrë pjesë në tubimin masiv, ku shënojnë përvjetorin e parë të protestave kundër pushtimit dhe shënimin e 43-vjetorit të “Ditës së Tokës”, kur në vitin 1976 u vranë gjashtë persona gjatë një demonstrate për shkak të konfiskimit të tokave arabe në Galile.

Në prag të tubimit të sotëm ushtria izraelite ka vendosur tanke të shumta dhe automjete të blinduara përgjatë zonës tampon me Rripin e Gazës.