Të fundit

Xhemati i Ebu Beker Es-Sidik: probleme me vendparkim ne diten e xhuma

Komuniteti mysliman që frekuenton xhaminë Ebu Bekër-Es Sidik ankohet për vendparkim. Ata gjatë namazit të xhumasë detyrohen t’i lënë veturat e tyre rrugëve duke i bllokuar ato.

Aty afër gjendet stadiumi i cili i përmbush kushtet për parking së paku gjatë ditës së xhuma por që fatkeqësisht qëndron i mbyllur duke mos pasur mundësi për shfrytëzim e tij gjatë kësaj kohe. Duke ditur që edhe vet kryetari si praktikues i fesë islame e frekuenton këtë xhami dhe është shumë i vetëdijshëm për pengesat që hasin qytetarët ai nuk lejon shfrytëzimin e saj ndërsa të njejtën hapësirë e shfrytëzon për tubime partiake në kohë zgjedhjesh.