Xhelal Arifi as nuk votoi ndryshe dhe as nuk ia vodhi mandatin e këshilltarit partisë!
Ish-asambleisti nga rradhët e PDSH’së, Xhelal Arifi, ka mohuar kategorikisht zërat në lidhje me votën e shumë përfolur e cila e shpëtoi Kryetarin e Komunës së Preshevës nga shkarkimi, transmeton Ministria e Lajmeve.
Arifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare ka thënë se nuk është ai i cili ka votuar ndryshe nga qëndrimi i subjektit të tij:
“Xhelal Arifi as nuk votoi ndryshe dhe as nuk ia vodhi mandatin e keshilltarit ,partisë,siç bën shumë të tjerë që ishin në PDSH dhe i derguan dikund tjetër,por unë për të dëshmuar se jam dhe mbetem aty ku isha këtu e 20 vite më parë ,pa u hamendur fare ia dorëzova mandatin votuesit të PDSH-së,atyre që më zgjodhën,atyre që më deleguan.” shkroi Arifi, përcjell Ministria e Lajmeve.
Postimi i plotë i z.Arifit :
Unë Xhelal Arifi , këshilltar pranë Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së,i deleguar nga nëndega e fshatit Tërnavë ,më datë 01.08.2020 kam deponuar dorëheqjen time në arkivin e komunës.
Pas mossuksesit të mocionit per shkarkimin e kryetarit te Komunës,pati dyshime te disa kandidatë -këshilltarë se dikush ka votuar ndryshe nga qëndrimet e partisë që i takon,por dyshimet më të mëdha u adresuan në emrin tim ,përshkak të afërsisë familjare që kam me kryetarin e komunes.
Xhelal Arifi as nuk votoi ndryshe dhe as nuk ia vodhi mandatin e keshilltarit ,partisë,siç bën shumë të tjerë që ishin në PDSH dhe i derguan dikund tjetër,por unë për të dëshmuar se jam dhe mbetem aty ku isha këtu e 20 vite më parë ,pa u hamendur fare ia dorëzova mandatin votuesit të PDSH-së,atyre që më zgjodhën,atyre që më deleguan.
Me këtë dua të dëshmoj para opinionit preshevar se Xhelal Arifi nuk është njeri i interesave e as i kolltuqeve ,por njeri i thjeshtë si shumica e qytetarëve të Preshevës.
Në portalin “Presheva sot “ ,lexova edhe këtë të pavërtetë ,ku thuhej se kryesia e PDSH-së menjëherë kishte kërkuar nga unë që të dorëzoj mandatin.
Per hir të së vërtetës dhe korrektësisë këto të pavërteta nuk qëndrojnë ,por këtë e bëra ngase ndjeva në vetvete një obligim moral
për t ‘i treguar të tjerëve se dyshimet ndaj meje janë të pabaza,dhe nuk jam unë ai që i ndali zërat dashakeqës dhe teoritë konspirative.
Po ta kisha bërë një gjë të tillë apo po të isha shitur siç kanë bërë të tjerët edhe mandati i këshilltarit kishte ikur bashkë me të.
Edhe pse me shantazhe dhe ndërtime teorish konspirative ,duan të ma zbehin angazhimin dhe kontributin tim ne PDSH ,unë asnjëherë nuk do ta ndali veprimtarine time ne dobi të partisë dhe do të jem edhe më i zëshëm që ajo ta ketë vendin e merituar ,aty ku ishte për 12 vjet .