Xhavit Haliti: Kush prish raportet e Kosovës me SHBA-në, ka bërë tradhti kombëtare (Video)
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se prish raportet me SHBA bën tradhti kombëtare.
Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kush rrezikon vendin dhe interesat e vendit nuk duhet lënë në lloç por në burg.
“Nëse konstatoj se dikush rrezikon vendin dhe pavarësinë e Kosovës, nuk ke çfarë i bën, nuk mund t’i thuash “eja kërcejmë bashkë”…Në aspektin politik shteti vepron me të gjithë mekanizmat e vet për t’u mbrojtur nga armiqtë”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se ligji për tradhti kombëtare parashikon masa të tilla.
“Duhet dërguar në burg duke u bazuar në ligjin për tradhti kombëtare. Në qoftëse dikush i prish marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën ai nuk duhet të qëndrojë askund”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haliti ka thënë se nuk beson se Haradinaj po i prish marrëdhëniet me SHBA-të.
“Unë po besoj që kemi me arritur një marrëveshje të përbashkët për heqjen e taksës…Nuk e thash se Haradinaj ka bërë tradhti. Por nëse unë konstatoj personalisht do ta mbështesja. Jo që do mbështesja por do të duhet të veprojë edhe prokurori i shtetit për të ndaluar veprimet negative për Kosovën që mund të quhen tradhti”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./