Bota

Xhamia “Al-Aksa” mbyllet për Ramazan

Xhamia “Al-Aksa” në Jerusalem, vendi i tretë i shenjtë, do të jetë e mbyllur gjatë muajit të Ramazanit, kana bërë të ditur klerikët e vendit të shenjtë të Islamit.

Ky vendim është marrë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, raporton “Al-Jazeera”.

Këshilli drejtues i kompleksit fetar ka vlerësuar se ky është një vendim “i dhimbshëm” që është dashur ta marrë shkaku i pandemisë. Në deklaratën e shkruar është thënë se kjo është bërë “në pajtim me fatvatë dhe këshillat mjekësore”.

Këshilli i imamëve njëherësh u ka kërkuar besimtarëve që gjatë Ramazanit të falen në shtëpi.