FutbollSporti

Xhaka: Fishkëllimat në shtëpi janë gjëja e fundit që kam pritur, dhemb

“Blick” ka publikuar një tekst për fishkëllimat ndaj Granit Xhakës të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Gazeta e madhe zvicerane ka shkruar se fillimisht ndaj Xhakës kishte duartrokitje e më pas fishkëllima. Fishkëllimat ishin lidhur me deklaratën e tij për Leon Avdullahun e Albian Hajdarin, përkatësisht për vendimin e tyre për të luajtur për Kosovën.

Xhaka pas ndeshjes së Kosovës me Zvicrën ka folur për fishkëllimat. Ai u deklarua për televizionin zviceran, SRF.

“Fishkëllimat janë gjëja e fundit që kam pritur, sidomos këtu në shtëpi”, ka thënë Xhaka.

Dhemb, të jem i sinqertë. Por më duhet ta pranoj këtë. Nuk e kam pritur këtë, por është pjesë e lojës. Çdo gjë është në rregull”.