Wesley Clark: Vladimir Putin dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik
Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron ta rikthejë Bashkimin Sovjetik.
Clark ka shtuar se duhet të kujtohen gëzimet e atyre momenteve kur ka rënë Muri i Berlinit në vitin 1989, në mënyrë që të ruhen vlerat demokratike.
“30 vjet liri për të gjithë Europën Lindore. Ata votuan me duart e tyre kundër komunizmit dhe shtypjes. Por, Vladimir Putin me sa duket dëshiron ta heqë atë liri, të rivendosë Bashkimin Sovjetik dhe ta zgjasë fuqinë e tij”.
“Ne duhet të kujtojmë veten për gëzimet e atyre momenteve në vitin 1989 dhe të vendosim: ne kurrë nuk do të heqim dorë nga liritë tona apo mbështetja jonë për ata që ndajnë vlerat tona”.