Washingtoni njeh zyrtarisht 2 festatat më të rëndësishme të myslimanëve, Fitër dhe Kurban Bajramin
Guvernatori i shtetit të Washington-it, Bob Ferguson, më 2 prill 2025, ka nënshkruar një ligj të ri historik që njeh zyrtarisht dy festat më të rëndësishme të komunitetit mysliman – Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin – si festa shtetërore në të gjithë territorin e këtij shteti.
Lajmi është bërë i ditur nga imami Labinot Maliqi, i cili ka përshëndetur këtë vendim si një hap të madh drejt barazisë, përfshirjes dhe respektimit të diversitetit fetar në shoqërinë amerikane.
Me këtë akt, Washingtoni bëhet shteti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i përfshin këto festa në kalendarin zyrtar të festave publike, duke i dhënë komunitetit mysliman të drejtën për të festuar në mënyrë të barabartë me komunitetet e tjera fetare.