Lajme

Eurodeputetja e ashpër me Thaçin: Pse po e rrezikon vendin tënd?!

Rapoetuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit Hashim Thaçi me partitë politike në lidhje me formimin e qeverisë së re ose shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Ajo në një postim në Twitter ka pyetur se përse presidenti Thaçi po e vë në rrezik Kosovën.

“Jam pa koment. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij? Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ajo.