LajmeTë fundit

VV: Zhvillimi i shoqërisë kosovare s’mund të ndodhë pa barazi gjinore

Lëvizja Vetëvendosje organizoi tryezën me temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”.

Aty mori pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se zgjedhjet e 6 tetorit dëshmuan se pjesëmarrja e grave me kuotë të barabartë është e domosdoshme.

Ai tha se gjatë mandatit si kryeministër do të angazhohet për kuotën gjinore 50-50.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit kemi shënuar një rritje dhe gratë nuk e kanë përdoruar kuotën për t’u bërë deputete sepse ato kanë garuar dhe kanë fituar. Unë nuk po them që do ta arrijmë barazinë gjinore menjëherë por këtë do ta synojmë dhe duke synuar një standard të ardhmen që të jetë 50% dhe duhet politika emancipuese dhe duhet vepruar nga secili i aspekt nga arsimi i drejtës për trashëgimi. Duhet angazhim edhe nga prindërit që punojnë me fëmijët e tyre dhe burrat duhet ta ndajnë barrën në mënyrë të barabartë”, tha ai.

Kurti tha se zhvillimi i shoqërisë kosovare nuk mund të ndodh pa barazi gjinore.

Ndërsa tha se me qeverisjen e tij do të realizohet kjo e drejtë dhe shteti të cilin e dëshiron secili kosovar.

“Edukimi është çelësi i secilit individ. Mënyra se si i trajtojmë gratë është matësi i progresit tonë shoqëror. Programi i qeverisë së re është program zhvillimor dhe as zhvillimi as drejtësia nuk janë të mundshme pa barazi gjinore. Tash është koha të fillojmë punën për të realizuar shtetin të cilin e dëshirojmë. Duhet ta dëshmojmë veten si qeveri e ligjshme që ta respektojmë secilin ligj që miratohet. Ajo që na garantoj suksesin është kundërvënia e cila parandalon sulmin. Dhuna fizike është e pa tolerueshme por nuk duhet vetëm këtë ta problematizojmë sepse tani i tejkalojmë edhe dhunat tjera”, tha ai, përcjell televizioni publik.

Ai tha se me deputetët jo shumicë kanë diskutuar se si të realizojnë projekte zhvillimore, por shtoi se mosformimi i qeverisë po rrezikon buxhetin për vitin 2020, që do të ndikojë negativisht në zhvillimin e vendit.

“Deputetët e koalicionit jo shumicë edhe me të tjerët kemi diskutuar se si në programin tone qeverisës të fokusohemi në projektet e reja e jo thjesht në pozita. Buxheti i vitit 2020 dita e ditës po vështirësohet, mirëpo po ta kishin qeverinë më herët këto ndryshime do të ishin me të mëdha. Ku ka më shumë nevoja aty do të ndihmojmë, komunitetet jo shumicë e kanë një barrë të dyfishtë. Gjatë këtyre 20 vjetëve sa mbrapsht ka qenë krejt kjo’, tha ai.

Anëtarja e VV-së, Nazlie Balaj, tha se gratë kosovare po ballafaqohen me padrejtësi të shumta, andaj kërkoi angazhimin e të gjithëve për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.

“Ajo që çdo ditë ballafaqoheni me padrejtësitë ndaj grave dhe puna që bëhet për barazi lë shumë për të dëshiruar dhe kjo krijon hapësirë për ndërtim të politikave që të përmirësojmë situatën dhe pozitën e gruas në Kosovës”, tha ajo.

Visare Mujku nga UNFPA tha se diskriminimi gjinor fillon qysh në barkun e nënës, duke iu referuar aborteve selektive.

“Diskrimini po filloj qysh kur është fëmija në barkun e nënës. Numri i lindjeve është 109 djem për 100 vajza qe tregon vazhdimësi të abortit selektiv. Në vitin 2019 janë evidentuar 3 vdekje të grave dhe nuk është marr asnjë analizë pse ka ndodh kjo vdekje. Këto vdekje nuk janë evidentuar as në regjistrin civil dhe nuk figuron që ato kanë qenë shtatzëna gjatë vdekjes”, tha ajo.

Mujku tha se edhe martesa në moshën 16 vjeçare nuk duhet të lejohet.

“Ligji për martesë në Kosovë thotë që lejohet me pëlqimin e prindërve edhe me moshën 16 vjeçare, martesa në këtë moshë është vdekjeprurëse dhe ne si UNFPA mendojmë që kjo nuk duhet mu leju martesa në moshën 16 vjeçare”, tha ajo.

Magbule Elezi kryetare e shoqatës së Mamisë së Kosovës, tha se në gjinekologji dhe qendrat e mjekësisë familjare po ndodh diskriminimi q i prek gratë.

“Në shumë vende ekzistojnë edhe mamitë e komunitetit. Mamitë punojnë në tri niveli shëndetësorë. Në gjinekologji po shënohet një diskriminim që prek gratë dhe vajzat tona janë mungesë të gjinekologëve dhe në qendrat e mjekësisë familjare nuk është asnjë prej tyre. Lindjet normale kanë pasur mundësi të kryhen edhe nga mamitë mirëpo në mungesë të tyre gratë janë detyruar të bëjnë kilometra”, tha ajo.

Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitim të të Mbijetuarave të Luftës dhe Torturës, tha se duhet bashkëpunim ndërinstitucional për t’i adresuar të gjitha këto parregullsi.

“Duhet të ketë bashkëpunim institucional për t’i adresuar këto çështje. Viktimat e dhunës seksuale të luftës është vetëm pensioni personal dhe shumë herë ato duhet ti nënshtrohen rivlersimit.Në ligj është parapa që gratë të kenë përparësi në punësim mirëpo kjo nuk po ndodh. Asnjë rast i vetëm nuk është ndëshkuar deri më tani dhe qeveria Kurti dhe t’i jep rëndësi sepse gratë thonë që nuk ka qetësi pa ndëshkim të krimit”, tha ajo.