Vullkani Etna ‘ndriçon’ Italinë
Vullkani Etna ndriçoi qiellin e Italisë me shpërthime të lavës së nxehtë.
Shpërthime të mahnitshme mund të shiheshin derisa lumenjtë e lavës së kuqe derdheshin në shpatin e kraterit juglindor, pasi një shpërthim i ri filloi në orët e para të së premtes, transmeton KTV.
Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shpërthejë disa herë në vit. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.
Etna është vullkani më i lartë në Evropë.