Lajme

Vulin i replikon Kurtit: Derisa Vuçiq udhëheq Serbinë, Kosova s’do të jetë shtet

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka thënë të vërtetën se ‘’Aleksandar Vuçiq është problemi më i madh i Kosovës’’.

”Kurti nuk sulmon Tadiqin, as ndonjë politikan tjetër që udhëhoqi Serbinë, por vetëm Aleksandar Vuçiqin”.

Kjo sipas Vulin ka një arsye, përcjell Klankosova.tv.

”Kurti e di se ndërsa Aleksandar Vuçiq udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet”, shprehet Vulin për HRT, si përgjigjie ndaj Kryeministrit kosovar Albin Kurti.