Vuçiq: Zagrebi e refuzoi dy herë kërkesën time për të vizituar Jasenovcin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi gjatë një daljeje publike të hënën, më 18 korrik se autoritetet kroate e kishin refuzuar dy herë kërkesën e tij për të vizituar Jasenovcin, ndërsa akuzoi Zagrebin mbi pretendime “të çmendura të pakuptimta”.
Duke komentuar rastin e refuzimit nga autoritetet kroate për t’i lejuar atij një vizitë “private” në kompleksin memorial kushtuar viktimave të krimeve të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se nuk ishte njoftuar zyrtarisht, Vuçiq tha se kishte dërguar kërkesa për vizitë në shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti.