Lajme

Mërgimtarët nga Zvicra “vërshojnë” në aeroportin e Prishtinës

Nga dita e shtunë e javës që shkoi e deri më sot shumë aeroplanë me udhëtarë  kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Sot dhe deri në orët e para të mesnatës pritet të vijnë edhe 17 të tjerë nga vende të ndryshme, me shumicë nga Zvicra.

Në këtë fundjavë, më 15 korrik, me Cyrihun dhe Aargaun përfundimisht në të gjitha kantonet e Zvicrës kanë filluar pushimet verore të shkollave. Prandaj numri i ardhjeve të mërgimtarëve drejt vendlindjes është rritur me të madhe.

Nga ardhjet e aeroplanëve drejt Kosovës bëhet e ditur se me së shumti udhëtarë kanë ardhur nga Zvicra dhe në muajin gusht pritet të ketë më shumë nga Gjermania, shkruan tutje albinfo.ch.

Ardhjet e mërgimtarëve po rriten çdoherë e më shumë në aeroportin “Adem Jashari”.

Nga janari deri në qershor të vitit 2022 kanë udhëtuar 1.326.132 udhëtarë përmes aeroportit “Adem Jashari” dhe në total gjatë këtyre gjashtë muajve ka pasur 9828 fluturime nga Prishtina, bën të ditur Zyra për Informim nga aeroporti i Prishtinës, për albinfo.ch.