Kryesore

Vuçiq “thumbon” Kurtin dhe Ramën: Po të kishim përmendur formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Pas takimit, Vuçiq iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.

I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiq tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim.

Vuçiq tha se nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të reagonte menjëherë.

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, thotë Vuçiq.