Lajme

Vuçiq thërret konferencë, flet për zgjedhjet në Kosovë dhe vizitën e Lajçakut

Presidenti i Serbisë, njëherësh kryetar i Partisë Progresive Serbe, Aleksandër Vuçiq pritet që pasditen e sotme të thërrasë një konferencë shtypi.

Gazeta beogradase, “Novosti”, shkruan se pas mbledhjes së partisë SNS-ja, e Vuçiqit, do të flasë për situatën aktuale politike në vend dhe rajon.

Theks i veçantë i konferencës do të jetë situata në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline

Vuçiqi do t’u flasë mediave për zgjedhjet në Kosovë dhe vizitën që pritet ta ketë i dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak