LajmeShëndetësi

Bujanoc: Gjendje alarmante në ambulantën e Tërrnocit, gati një muaj pa pediatër, zgjidhja pritet nga java e ardhsme

Që nga dalja në pension e pediatres që shërbente në pediatrinë e ambulantës së Tërrnocit, gati një muaj ky vendbanim më i madhi në komunën e Bujanocit ka mbetur pa pediatër. Presheva.com sot ka vizituar këtë ambulantë për ti verifikuar ankesat e banorëve që vijnë në adresë të redaksisë.

Në orën 7:45 minuta dera e pediatrisë e mbyllur, personeli mjeksorë që kujdeset për pacientët tjerë nuk ia ka idenë se a do të ketë pediatër tjetër apo jo, të vetmën gjë që ata e dijnë është se pediatri ka shkuar në pension dhe se që nga shkuarja e sajë ky repart nuk është në funksion.

Sipas tyre ankesat janë të shumta, sidomos nga nënat të cilat vijnë e kthehen me fëmijët e sëmurë. Sipas personelit mjeksorë në këtë stacion shëndetësorë edhe ndërrimi i pasditës nuk është duke punuar në munges të mjekut. “Ato që kanë mundësi i dërgojnë fëmijët në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, por ato që nuk i kanë mundësit të marrin taksi, apo që nuk kanë vetura personale, vajhalli për ata fëmijë”,

kështu thotë njëri nga pacientët që priste për tu kontrolluar te mjeku. Brenda burimeve të ambulantës mësuam se është e nevojshme që të grumbullohen edhe nënshkrime nga prindërit me qëllim që ti bëhet me dije drejtoreshës të shtëpisë së shëndetit se kjo ambulantë ka nevojë urgjente për një pediatër.

Me problem të ngjashme po përballet edhe barnatorja e ambulantës e cila sipas farmacistit është përplot me barna të pediatrisë të cilët në munges të pediatrit kanë mbetur në rafte.

Presheva.com nga burimet brenda shtëpisë së shëndetit ka mësuar se, në kolegiumin e mbajtur gjatë ditës së djeshme (01.10.2019) drejtoresha ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje, të paktë tri herë në javë të ketë pediatër në Tërrnoc. Si do që të jetë mbetet të shihet nëse ky problem do të zgjidhet nga java e ardhshme.