Lajme

Vuçiq: Sot në Serbi do të mbërrijnë 130 mijë doza të Sputnik V

130 mijë doza të tjera të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V do të mbërrijnë në Beograd të hënën, njoftoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në llogarinë e tij në Instagram Budućnostsrbijeav.

“Të hënën pritet të arrijnë 100,000.00 përbërësit të parë të vaksinës ruse Sputnik V dhe 30,000 të përbërësit të dytë. Pas kësaj, vijnë 211,000 doza të vaksinave Pfizer, dhe më pas pritet një sasi e madhe e vaksinave kineze Sinofarm “, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se në 15 ditët e ardhshme po përgatitemi për një “sulm të madh ndaj koronavirusit”, duke shtuar se plani është të vaksinohen edhe gjysmë milioni njerëz të tjerë.