Të fundit

Kafiteritë dhe restorantet në komunën e Bujanocit të hapura deri orën 23:30

Zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 për kafiteritë dhe restorantet në komunën e Bujanocit gjatë muajit të Ramazanit. Këtë e kishte konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i cili iu kishte drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit. “Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve”, thuhen në njoftimin e publikuar në faqen në Facebook të komunës. Sipas vendimit u ljeohet që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta. Komuna kishte njoftuar se kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.