Vuçiq: Prishtinës nuk i intereson Gjermania dhe Evropa, por vetëm SHBA
Prishtina nuk do të heqë taksat derisa SHBA të mos e kërkojë këtë në mënyrë të fuqishme prej tyre.
Kështu deklaroi sot në Loznicë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton KosovaPress.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret një ndryshim në sjelljen e Prishtinës lidhur me taksat pas vizitës së anëtarëve të Bundestagut gjerman, Vuçiq tha se ai nuk pret që Prishtina të jetë e interesuar për Gjermaninë dhe Evropën, por vetëm për amerikanët.
Tutje ai deklaroi sot se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës për britanikët që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, por ka frikë nga situata në Kosovë, për të cilën sipas tij flitet çdo ditë.
Vuçiqi u tha gazetarëve, i pyetur në lidhje me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Britanisë, se nuk kishte dijeni të drejtpërdrejtë për këtë, por ai flet çdo ditë se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës për të gjithë.