Vuçiq: Po presim edhe pak, e pastaj të shohim
Do të presim edhe një kohë, e më pas duhet të ulemi dhe të shohim se çfarë më tutje, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në lidhe me taksat kosovare në prodhimet serbe, duke theksuar se “është i brengosur për shkak të papërgjegjësisë së politikanëve shqiptarë dhe se nuk është optimist në pikëpamje të zhvillimit të situatës në Kosovë”.
“Për mua është problem i madh e që po shndërrohet në ankth, papërgjegjësia e politikanëve shqiptar të cilët nuk kuptojnë se më nuk kemi konflikt të ngrirë, ai është shkrirë, tani vetëm po përpiqemi ta ruajmë paqen dhe të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për të dyja palët. I falënderojë partnerët perëndimorë në përkrahje që kjo të sigurohet”, ka deklaruar Vuçiq.
“Nëse nuk jemi në gjendje të kemi qarkullim të lirshëm të mallit për çfarë të bisedojmë, shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë këtë”, ka konstatuar Vuçiq.
Duke u përgjigjur në pyetje, Vuçiq ka thënë se kurrë nuk ka qenë në asnjë darkët të fshehtë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
“Aq shumë jam i brengosur për shkak të marrëdhënieve tona të këqija, saqë do të doja të lavdërohem që së paku kam arrit diçka në mënyrë të fshehtë, por për fat të keq jo. Nuk është sekret kur takohemi te kancelari austriak Sebastian Kurc. Sebastiani mi tregon fotografitë, në Nju Jork Frederica Mogherini po organizon darkë të përbashkët, çfarë unë duhet të bëjë”, ka pyetur Vuçiq.
Puna jonë është të negociojmë ta ruajmë paqen, as unë nuk ndihem mirë me të, e as nuk ndihet mirë me mua, puna ime është të luftojë për Serbinë”, ka përfunduar Vuçiq.