Të fundit

Sinani pritet nga ministrja e arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë sot është pritur në Prishtinë nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci 

Në takim është biseduar për shumë çështje në interes të arsimit në Luginë të Preshevës e posaçërisht për kuotat e studentëve nga Lugina.

Statusi i Ardita Sinanit

Status i barabartë me maturantët e Kosovës dhe rritje e kuotës për regjistrim në Universitetet publike të Republikës së Kosovës, për maturantët nga Lugina
Për këtë bisedova sot në Prishtinë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci
Trajtimi i barabartë i maturantëve të Luginës së Preshevës me ata të Republikës së Kosovës në procesin e regjistrimit në Universitetet publike është jo vetëm politikë barazitare në status për mundësi të barabarta në shansa, por është edhe në shërbim të njohjes dhe rritjes së cilësisë e meritës në arsimin pasuniversitar
Ndërsa rritja e kuotave si mekanizëm i përkohshëm të diskriminimit pozitiv për ta garantuar praninë e studentëve të nesërm nga Lugina e Preshevës në Republikën e Kosovës është masë e domosdoshme përfaqësuese, sidomos duke marrë parasysh diskriminimin shtetëror në mundësi studimi, klimën e theksuar antishqiptare shoqërore dhe pengesat e tjera objektive, në Republikën e Serbisë
Falenderoj përzemërsisht Ministren Nagavci për përkushtimin e saj dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i trajtuar problemet dhe nevojat e studentëve, nxënësve dhe të punonjësve të arsimit nga Lugina e Preshevës
#Maturantët #StudimetUniversitare #Barazi #Kosova #Lugina #PreshevaEre