Vuçiq përsëri shpërndanë para për qytetarë, ja sa para do të marrin të gjithë banorët e Serbisë
Mbreme, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi per detajet e pagesës se rradhes si ndihmë financiare për qytetarët.
Vuçiq deklaroi se pagesa do të bëhet për qytetarët të cilët do të aplikojnë për ndihmë financiare, dhe ata do të duhet ta bëjnë atë vetëm një herë për tërë vitin.
“Ne kemi marrë një vendim që të gjithë qytetarët e rritur të Serbisë do të marrin 30 euro në maj, 30 euro në nëntor, dhe pensionistët do të paguhen 50 euro shtesë, natyrisht në kursin me dinar” tha Vuçiq.
Duke folur se nga vijnë paratë që do t’u paguhen qytetarëve, Vuçiç nënvizoi se ishin para serbe, nga thesari serb, nga një shtet serioz serb.
E gjithë paketa e ndihmës për ekonominë dhe qytetarët arrin në më shumë se 2 miliardë euro.