Bota

Lëshohet e para “ pasaporta kovid”, do të pajisen të gjithë ata që do të marrin dy doza të vaksinës

Islanda është vendi i parë i cila ka bërë pasaportën e parë “kovid”, por kush është shteti tjetër i radhës që do të bëjë një gjë të tillë?

Islanda ka lëshuar “pasaportën” e parë të vaksinimit kundër virusit corona në mënyrë që të lehtësojë udhëtimin ndërkombëtar për qytetarët që kanë marrë vaksinën, raporton Guardian.

Të gjithë 4,800 qytetarët që morën dy doza të vaksinës mund të aplikojnë për lëshimin e certifikatave dixhitale, njoftoi Ministria Islandeze e Shëndetësisë.

Ministria tha se qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve në mënyrë që njerëzit që kanë marrë vaksinën të mund të tregojnë një certifikatë të vaksinimit në pikat kufitare në mënyrë që ata të përjashtohen nga kufizimet.