Lajme

Vuçiq: Përballja me Kurtin ka qenë e ashpër

Dje, në Mynih u mbajt një tryezë e rrumbullakët për Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, transmeton Ministrialajmeve.con

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë tryezën në të cilën ka qenë i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq pas tryezës së zhvilluar në Mynih është deklaruar për Televizionin Publik të Serbisë duke e cilësuar si një tryezë tejet të vështirë:
“Takimi ka qenë i vështirë. I kam mbrojtur interesat e Serbisë dhe e kam mbrojtur popullin serb, që është detyrë e imja”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se pas asaj që ka parë sot, tash e njeh mirë edhe Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se deri më tash e ka pasur “të panjohur”, raporton Ministria e Lajmeve.

Edhe pse, tha ai, ishte mirë që ky tubim u mbajt për shkak të mënyrës se si ai ishte në gjendje të përfaqësonte Serbinë, ai gjithashtu tregoi se do të ketë shumë probleme me të cilat do të përballet.

Ai deklaroi poashtu se disa në Prishtinë janë të papërgjegjshëm:

“Është për të mos besuar, se në cilin film jetojnë disa, ju duhet t’i riktheni ata në realitet, t’u shpjegoni atyre realitetin “, tha Vuçiq për RTS, raporton Ministria e Lajmeve.

Tryeza është zhvilluar në Mynih të Gjermanisë gjatë një forumi të mbyllur. Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti, ku i pranishëm është edhe një zyrtarë i lartë i shtetit serb.