Vuçiq për protestat në Beograd: Rruga nuk do të udhëheqë politikën në Serbi!
“Rruga nuk do të udhëheqë politikën”, deklaroi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ,më 1 dhjetor, derisa komentoi protestat të cilat ditëve të fundit po mbahen në Serbi. Që nga 27 nëntori, në disa qytete serbe ka pasur protesta në kundërshtim të ndërtimit të minierës së litiumit në perëndim të Serbisë, respektivisht në qytetin e Lloznicës.
Këtë minierë do të duhej ta ndërtonte kompania Rio Tinto. Rio Tinto renditet si kompania e gjashtë në botë për metal e miniera. Fjala është për një kompani multinacionale britaniko-australiane, me seli në Londër, e cila operon në 35 shtete të botës. Lidhur me protestat Vuçiq tha se bllokada e rrugëve nuk është protestë por shkelje e ligjve të Serbisë.
“Të gjithë të cilët mendojnë se politikën e udhëheqin në rrugë, rruga nuk mund të udhëheq, në këtë shtete udhëheqin institucionet”, tha Vuçiç.
Për protestat e paralajmëruara në fundjavë lidhur me minierën, Vuçiç shtoi se shteti nuk do të reagojë. Protestuesit janë duke kërkuar nga autoritetet që të ndalojë projektet të cilat i konsideron të dëmshme për mjedisin