FutbollSporti

“Engji”, djaloshi nga Presheva që po shkëlqen në FC Dritën e Gjilanit

Engjëll Sylejmani (Engji) u lind në Preshevë, në vitin 2005. Si fëmijë ishte i apasionuar pas futbollit.

Ai rritej e bashkë me të shtohej dëshira dhe pasioni për futbollin që një ditë të arrinte cakun e deshiruar.

Pas një angazhimi të madh dhe pune të pandërprerë Engji arrin një sukses tjeter, ai në vitin 2020 bëhet pjesë e Ekipit K.F Drita të Gjilanit.

Shkelqimi i tij vërehet menjëherë në superligën U19 me 22 lojë të zhvilluara, ai kishte 6 gola e 11 asiste. Edhe pse pozita e tij ishte mbrojtës i majtë. Po ashtu edhe këtë sezon po shkëlqen me dy grupmoshat U19 dhe U21.

Engjëll Sylejmani (Engji) 18 vjeçari që po shkëlqen te Drita U19 dhe U21, ska të ndalur me pasion dhe me një punë të panderprerë synon realizimin e ëndrrës së tij që një ditë të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.