Vuçiq në Paris: Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas fjalimit në konferencën e 40-të të UNESCO-s në Paris ka thënë se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO-n dhe nuk ekziston asnjë dozë frike se dikush mund të prishë renditjen në të cilin anëtarët e UNESCO-s janë vetëm vende të njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se jam i bindur që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe se Serbia në këtë organizatë të rëndësishme gjithmonë të ketë sukses në mbrojtjen e interesave të saj në të ardhmen’, iu tha ai gazetarëve.
Ndërsa, në fjalimin e tij gjatë punimeve të konferencës, kreu i shtetit serb tha se “ende ka presione për t’ia dorëzuar trashëgiminë serbe në Kosovë dikujt tjetër dhe se ajo ka nevojë për mbrojtje”.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme ajo se çka do të miratohet në UNESCO, sepse siç tha ai “ruajtja e trashëgimisë kulturore është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”