Vuçiq: Largimi i Listës Serbe nga institucionet, me pasoja katastrofike për serbët e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se është i shqetësuar për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe për, siç thotë ai, “tentimin e shqiptarëve që të marrin vendim për largimin e Listës Serbe (LS), për çka po u ndihmon edhe Perëndimi”.
“Për këtë arsye lus partnerët ndërkombëtarë që të kuptojnë, sepse ata po u ndihmojnë shqiptarëve. Gjithçka që kanë bërë, kanë bërë së bashku, me qëllimin e vetëm – të shkatërrojnë LS-në”, citon FoNet-i të ketë thënë Vuçiqi në një takim me Zëvendës-Presidenten e Këshillit i Federatës i Parlamentit Federal të Rusisë, Valentina Matviyenko, transmeton Koha.net.
Ai ka paralajmëruar se largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës do të ketë pasoja katastrofike për serbët në Kosovë, të cilët “atëherë do të duhen që në mënyra tjera të mbrohen dhe të ruajnë lirinë e mbijetesën e tyre”.