Vuçiq: Kufijtë hapen shpejt, ora policore afër heqjes dhe gati për zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur se do të dalë me propozim para Shtabit Emergjent për ndalimin e lëvizjes nga dita e enjte 0ra 18 deri të shtunën (2 maj) në orënë 5 të mëngjesit ndërsa gjatë fundjavës pritet ora policore e njëjtë sikur ditëve të punës nga ora 18-05.
Ai gjatë një emisioni në RTS tha se shumë shpejt do të duhet të hap kufijtë me gjithë frikën që ekziston por gjithashtu javën e ardhshme do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme dhe nuk do të ketë më orë policore.
“Ekipa profesionale ka kërkuar që të vazhdojnë masat e ndalimit të grumbullimit më shumë se 5 veta dhe kush nuk do të respektojë ato do të dënohet”, theksoi Vuçiq, shkruan titulli.com
Në pyetjen se kur do të kthehet jeta normale, Vuçiq tha se kjo nuk varet nga ai por nga virusi dhe vendimet e mjekëve.
Presidenti i Serbisë, deklaroi se para se të heket gjendja e jashtëzakonshme javën e ardhshme do të takohet me akterët politik që kanë planifikuar të dalin në zgjedhje dhe do të lëmë 3-4 ditë që të gjithë të bëhen gati për këtë proces.