Vuçiq këmbëngulë, “Radoiçiqi s’ka mundësi të ketë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”
Beograd, 3 korrik – Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq vazhdon të këmbëngulë në “pafajësinë” e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiqit, në vrasjen e liderit serb të Kosovës Oliver Ivanoviqit.
Sipas tij, “kjo është vërtetuar përmes metodave të ndryshme të hetimit, verifikimit dhe përcjelljes së këtij zotëriu”. Ai ka shtuar se “autoritetet e Serbisë e dinë emrin e vrasësit, por po presin dëshmitë e domosdoshme materiale nga Prishtina dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”
Vuçiq ka thënë se “organet kompetente të Serbisë e kanë të ndërtuar gjithë tregimin, gjithë çfarë ka ndodhur, me çfarë motivesh dhe se janë të bindura se e dinë kush është ekzekutori, porse nga Prishtina, as pas shumë kprkesave, nuk u është dorëzuar konstatimi i ADN-së, gëzhojat e armës me të cilën është vrarë Ivanoviqi, e as regjistrimet e kamerave”
Ndër të tjera presidenti serb ka thënë edhe se “Prishtina nuk ia ka dorëzuar organeve të Serbisë deklaratat e dëshmitarëve, as përmbajtjen e stacioneve bazë të telofonisë mobile, e as xhirimet e Aeroportit të Tiranës, veçmas “të dhënat për lëvizjen sekrete të personit Flori Ejupi, i cili ndodhet në Gjermani nën vëzhgim.
Si ka lëvizur nëpër Tiranë e Kosovë dhe si pastaj është kthyer në Gjermani. Dhe çfarë ka bërë Exhmedin Zekaj (në këtë trjatë ai e përmend këtë emër – v.j.)në Mitrovicë. Pastaj ai e ka ndryshuar emrin në Liraj Zekaj. Këto janë disa nga pyetjet në të cilat nuk kemi marrë përgjigje. Nuk po kçrkojmë nga shqiptarët, kërkojmë nga strukturat kompetente të bashkësisë ndërkombëtare, ka saktësuar Vuçiq.