LajmeTë fundit

Eliot Engel e takon në Beograd Shaip Kamberin, kryetarin e Bujanocit

Kongresisti Amerikan, Eliot Engel e ka takuar sot në një drekë pune kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin.

Pozita e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka qenë temë diskutimi, si dhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë.

“Me Kongresistin e Komitetit për politikë të jashtme Eliot Engel, në një drekë pune në Beograd, diskutuam për pozitën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe perspektivat në bisedimet Kosovë – Sërbi.

Kongresisti Engel asnjëherë nuk pushoi në angazhimin e tij për t’i kontribuar çështjes shqiptare” shkruan Kamberi në njoftim.